Është dhunuar në mjediset e Prokurorisë së Vlorës, prokurori Kledian Llaha. Ngjarja ka ndodhur përpara dy ditësh në qytetin bregdetar në jug të vendit. Autor, i cili e ka qëlluar me kokë prokurorn dyshohet se është një 50 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se Llaha ka pasur në shqyrtim një dosje të 50-vjeçarit Viktor Sherifaj dhe ky i fundit ka hyrë në Prokurori me një shkresë, i shoqëruar nga roja dhe është konfliktuar në hyrje me Prokurorin, të cilin e ka goditur me kokë.
Rezulton se Sherifaj kishte një problem pronësie me një person tjetër dhe kjo çështje po hetohej nga prokurori Llaha.
Sherifajt i është dhënë sot masa e arrestit me burg për goditje për shkak të detyrës nga Gjykata e Fierit, për shkak të konfliktit të interesit të Prokurorisë së Vlorës.