Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

FOTO/ I dogjën makinën “Benz” në parkim, flet pronarja nga Shkodra: Nuk e di pse …

ShkodraWeb 1 December, 2018
makine djegur shkoder 3

Një makinë “Benz” është shkrumbuar dhe dy të tjera të parkuara afër saj morën dëmtime gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 04:15, kur Policia është njoftuar se në lagjen “Vojo Kushi” ka rënë një zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 327 VC. Blutë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetases A. Shiroka, rreth 32 vjeçe.

Sipas Policisë, mjeti është djegur totalisht në të gjitha pjesët duke u shkrumbuar. Nga ky zjarr i rënë ka pësuar dëme në pjesën e përparme edhe mjeti tip “Benz” me targë AA 335 SE, në pronësi të shtetasit D.B. Gjithashtu, si shkak i nxehtësisë, dëme në pjesën mbrapa ka pësuar edhe një mjet tjetër i parkuar përballë makinës që u shkrumbua nga flakët.

Mjeti në pronësi të shtetases A. Shiroka ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së saj në momentin kur është djegur bashkë me dy mjetet e tjera që morën dëme më të vogla. Veprimet, sipas Policisë, po kryhen me grupin hetimor. Sipas efektivëve ka dyshime për një defekt në sistemin elektrik. Megjithatë, burime nga grupi i hetimit nuk përjashtuan dyshimin se zjarri në mjet është i qëllimshëm.

 

Kjo, pasi makina është shkrumbuar në një kohë shumë të shpejtë, gjë e cila i bën të dyshojnë se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme me lëndë djegëse. Por, ende nuk ka dalë i plotë akti i ekspertimit nga inspektorët në vendngjarje për të treguar shkaqet e vërteta të këtij zjarri, nëse ka ardhur nga një defekt teknik apo është i qëllimshëm.

Shtetasja A. Shiroka që iu shkrumbua makina është marrë në pyetje nga Policia e Shkodrës, por deklarata e saj nuk ka qenë ndihmëse për grupin e hetimit. Sipas burimeve, ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë ide përse ka ardhur kjo ngjarje dhe se s’ka konflikte me askënd. “Nuk e di pse ka ndodhur kjo ngjarje pasi as unë dhe as familja ime nuk kemi probleme me askënd. Nuk kam asnjë konflikt personal dhe as kam ide kush mund ta ketë bërë këtë”, është shprehur në Polici e dëmtuara.

Pavarësisht deklaratës së dhënë, Policia ka dyshime për ndonjë konflikt personal të pronares së mjetit, gjë të cilën ajo e ka mohuar kur është marrë në pyetje. Sipas të dhënave, e dëmtuara në këtë ngjarje punonte në një call center dhe nuk njihet si person me probleme me të tjerët. Po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm familjar, por edhe ngatërrimi i shënjestrës.

Policia ka nisur hetimet, por në lagjen ku ndodhi ngjarja, sipas të dhënave, nuk ka pasur kamera sigurie, çka e vështirëson identifikimin e autorit. Edhe disa subjekte përreth vendit nuk kanë kamera, ndërsa për shkak të orarit kur ndodhi ngjarja, në rrugicë nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Birime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë duke hetuar pa përjashtuar asnjë pistë. /Nga Senad NIKSHIQI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Një vit e gjysëm pasi u largua nga Kuvendi, ja posti i ri që merr Jozefina Topalli…
Artikull pas: Vllaznia përcakton formacion që luan nesër me Burrelin, Erzeni dhe Dinamo fituan sot- Veleçiku ngjitet i katërti…

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.