Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i mbrëmshëm që i mori jetën një personi në Lezhë. Mësohet se personi është identifikuar si Arjan Bejtja 37 vjeç, i cili mbante postin e shefit të Regjimit të Brendshëm në bugun e Shënkollit.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme te dy automjeteve mbeti i plagosur një tjetër person identiteti i të cilit nuk dihet ende. Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqezimi i Spitenit.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.