
Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër 3 personat, të dyshuar si bashkëpunëtorë në pritën ndaj bisnesmnit Ferdinand Polia, i njohur edhe si “Nardi i bujtinave të Thethit”. Një ditë më parë, Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë, ku u egzekutua Nard Polia. Tre personat do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë dhe për tu vlerësuar nga “togat e zeza” nëse është e ligjshme apo jo. Prokuroria do të paraqesë provat e veta, ndërsa të arrestuarit do të mbrohen nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.
MË SHUMË PËR NGJARJEN: DETAJET/ Personat e kapur si bashkëpunëtorë në pritën ndaj Nard Polisë, u zbuluan nga kamerat e sigurisë… (foto)
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!