FOTO – Humbi jetën në aksidentin fatal në Itali, kush është 53 vjeçari shqiptar që la pas dy fëmijë…

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 53-vjeçari shqiptar në Moncalvo në një zonë të quajtur Valle San Giovanni. Sipas mediave italiane viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Telo Kurti, i cili po udhëtonte me një makinë tip ‘Fiat Punto’ kur u përplas me një makinë tjetër tip ‘Audi’.


Si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra, shqiptari nuk ka mundur të shpëtojë dhe ndërroi jetë. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e të shtunës. Sipas policisë një prej makinave, ajo që vinte nga Casale po kthehej në kryqëzim, kur u përplas nga mjeti tjetër. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.

Telo Kurti kishte shkuar në Itali në vitet 1990. Ai ishte` murator dhe shumë i njohur në Ottiglio, ndërsa në Itali jetonte së bashku me gruan Ismeten dhe dy fëmijët, Fatimën dhe Andin. Sipas mediave vetëm një javë më parë, djali i të ndjerit kishte marrë nënshtetësinë italiane.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania