ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Humb jetën para prindërve të tij adoleshenti shqiptar, jetonte në Itali prej vitesh bashkë me familjen (emri)

Ngjarje fatale ne nje familje shqiptare ne Itali. Djali shtatëmbëdhjetë vjecar ka humbur ndjenjat dhe me pas ka nderruar jete ne vend, pak pasi kishte hyre ne banese, nderkohe qe gjithe skena ka ndodhur ne prani te prinderve.

Mediat italiane shkruajne se Endri Cania jetonte me prinderit qe merreshin me bujqesi dhe ishin banore ne Sparanise, komune e provinces ne Caserta. Ata kane dhene alarmin dhe kane kerkuar ndihme, e menjehere ka shkuar aty nje mjek, qe ishte fqinj me ta.

Ai eshte munduar t’i bente frymemarrje artificiale dhe masazh kardiak, por gjithcka ka qene e kote. Edhe mberritja e ambulances nuk ka bere dot asgje, vetem se mjeket qe erdhen konfirmuar se djali kishte nderruar jete.

Pritet tashme verifikimi i shkakut, qe dyshohet nje arrest kardiak. Ka dyshime se pak para se te hynte ne shtepi, djali kishte rene nga nje mur jo i larte, por ende nuk dihet nese te jete ky shkaku.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.