Gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani grupi Metallica ka pozuar me flamurin shqiptar.
Një shqiptar , fans i këtij grupi i cili jeton prej vitesh në Londër ka kërkuar dhe realizuar këtë foto. Bëhet fjalë për Ervin Gjonaj, fans i zjarr që në profilin e tij në rjete sociale mban mbiemrin e liderit dhe vokalistit të grupit Metallica.
Ai ka shfrytëzuar këtë moment për të shpalosur flamurin shqiptar. Madje ka bërë një veprim shumë të veçantë duke i dhuraur fanellën e kombëtares kuq e zi basistit të grupit , Robert Teujillo me rastin e ditëlindjes.
Në koncertin e mbrëmshëm në Londër Metallica kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë të pranishëm në koncer.
Në fund Lats Ulrich, bateristi ka përshëndetur me flamurin shqiptar.