FOTO/ Frika nga një”Bataclan” në Itali, shpallen në kërkim dy shqiptarë që konsiderohen shumë të rrezikshëm

Alarm maksimal për ditën e sotme në Itali. Sinjalizohet prania e dy personave, të konsideruar shumë të rrezikshëm, në territorin italian. Frika për rrezikun e një “Bataclan” në Itali, ka vënë në gatishmëri të gjitha strukturat e sigurisë në këtë vend. Në qendër, janë dy shtetas shqiptarë, fotot e të cilëve tashmë janë shpërndarë jo vetëm në media por edhe rrjete sociale.

“Alarm për sulm ter.rorist në Itali. Është dhënë gjatë natës së kaluar një alarm mes forcave të rendit për një kërcënim ter.rorist gjatë ditës së sotme”. Këtë gjë e raporton e përditshmja online “Open” e themeluar nga Enrico Mentana. Sipas saj, në raportin sekret flitet për një stil ek.zekutimi siç ndodhi në masakrën e Bataclanit në Francë në nëntor 2015. Në raport – siç shkruan gjithmonë portali – agjentëve dhe ushtarakëve iu bëhet thirrje të “kenë vëmendje maksimale, duke zbatuar çdo sistem sigurie dhe mbrojtjeje në rast të kontrollit të personave të dyshimtë”.

Dy burra të kombësisë shqiptare po kërkohen në të gjithë Italinë. Bëhet fjalë për Battar Nabiyula, i njohur gjithashtu si Maximilian Defilade ose Bardhyl Hoxha dhe është 46 vjeç; tjetri i quajtur Bujar Hysa, midis 40 dhe 48 vjeç. Duke marrë parasysh që deri më tani Italia nuk ka qenë kurrë skenë e sulmeve, alarmi është maksimal.

Teatri Bataclan në Paris ishte një prej shenjestrave të sulmit nga ter.roristët e IS.IS, pas stadiumit Stade de France në Saint-Denis dhe të shtënave në masë dhe shpërthimit të një kamikazi në kafe e restorante në kryeqytetin francez. 130 persona u vr.anë dhe 413 të tjerë u pl.agosën.

MUND TË LEXONI EDHE: Mediat italiane e shpallën në kërkim si përgatitës i një “Bataclan 2”, shqiptari prej tre vitesh në burg në Shqipëri