Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Elisa Spiropali politizon dëgjesat publike për projektbuxhetin, fushatë elektorale në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 22 October, 2022
marina spiropali angoni beci

Elisa Spiropali, ministre e qeverisë aktuale dhe e deleguar e Kryesisë së PSSH- së për Qarkun e Shkodrës, ka intensifikuar aktivitetin e saj politik. Nga emërimi si e deleguar e PS- së për Shkodrën, duke zëvendësuar ministren Edona Bilali, ajo ka zhvilluar takime me strukturat socialiste në të gjitha bashkitë e qarkut.

Por tashmë, mesa duket, Elisa Spiropali ka filluar fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ajo ka nisur takimet përtej radhëve të strukturës socialiste, madje duke shfrytëzuar dëgjesat publike të qeverisjes vendore, në kuadër të hartimit të projektbuxheteve të tyre për vitin 2023.

Nisjen e fushatës e ka njoftuar vetë Spiropali, duke postuar foto edhe disa rreshta për takimin e zhvilluar në Gruemirë të Malësisë së Madhe. Në shënimin e saj, Spiropali shkruan:

“Gruemirë, Malësi e Madhe – Dëgjesë publike ku diskutuam për shqetësimet, nevojat dhe prioritetet e këtij komuniteti që do të reflektohen edhe në hartimin e buxhetit 2023 të bashkisë.

Kemi bërë investime në infrastrukturë, bujqësi & agroturizëm dhe mbështetja për banorët e kësaj zone nuk ka munguar. Vijojmë punën me përulësi për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim.”.

312732093_675380503954387_2212424443398678890_n
312715865_675381100620994_2222272113865868594_n
307036389_675380950621009_6651094854324520867_n
312645225_675382107287560_6848638710442593531_n
304939655_675381250620979_2891060338108527674_n
312713391_675380827287688_3145595151835237998_n
312617213_675380680621036_1911631804529645211_n
312595465_675381060620998_6393387036113290101_n
312480593_675380920621012_3529341472014195678_n
312491528_675380383954399_3956710489787066865_n
312597125_675380477287723_4551663477610039253_n
312406050_675381127287658_1412575831549262038_n
305569816_675382053954232_2819557787178242966_n
312613298_675381293954308_4969357360866004045_n
312433606_675380860621018_4196663692262825738_n
310481867_675381013954336_7706164343125981776_n
312739436_675381177287653_2472977361129354465_n
312455370_675380413954396_803161130943980287_n

Dëgjesat publike janë detyrim ligjor i qeverisjes vendore dhe natyrisht, marrin pjesë drejtuesit e bashkive dhe këshillave bashkiakë. Për shkak të pozicionit, marrin pjesë edhe deputetë të bashkive ku zhvillohen dëgjesat publike. Spiropali nuk ka asnjë nga këto cilësi, përveç se e deleguar e Kryesisë së PS- së për Qarkun Shkodër. As posti i ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, nuk mund të përdoret si mbulesë.

Pas zgjedhjeve anomale të 30 qershor 2019, në 4 nga 5 bashkitë e Qarkut Shkodër qeverisin vetëm socialistët në nivel kryebashkiaku dhe këshilave bashkiakë. Mesa duket, Spiropali i konsideron zgjatime të PS- së dhe pjesëmarrjen e propagandën në takime, i konsideron të natyrshme. Nga ana tjetër, opozita vendore në Qarkun e Shkodrës, PD- ja zyrtare apo jo zyrtare, nuk ndjehet… /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Risia e Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, klientët mund të verifikojnë faturat online në faqen zyrtare…
Artikull pasardhës: NGA LUAN RAMA – Hamit Boriçi, fisniku i madh i gazetarisë shqiptare…

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.