FOTO – Dy automjete dhe një motor përplasen mes tyre, përfundon në spital në gjendje të rëndë motoçiklisti

Një përplasje e fortë ka ndodhur në Elbasan mes dy autoveturave dhe një motori, teksa drejtuesi i këtij të fundit është dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në afërsi të vendit të quajtuar ‘’Nënkalimi’’ ku motoristi pas përplasjes ka përfunduar poshtë një automjeti. Ai ka pësuar fraktura të shumta dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel