Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook ku shfaqet një rrugë e dëmtuar dhe e riparuar mjaft keq. Berisha shkruan se rruga ndodhet në Malësinë e Madhe, kur në fakt ky segment i përket shtetit të Ukrainës dhe s’ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
Fotografia është shkrepur para disa vitesh nga aktivisti publik Vladislav Naumov i cili e publikoi në faqen e tij në Facebook. Fill pas kësaj, kjo shkrepje bëri xhirron ne rrjet, duke u përdorur si shembull i keq për të ilustruar dështimet. Pavarësisht kësaj, Berisha e publikoi sikur ishte në Shqipëri.