FOTO – Cisterna boshnjake doli nga Hani i Hotit në Malin e Zi, pas kontrollit u gjetën të fshehura 300 kile marihuanë

Rreth 300 kilogramë marihuanë u sekuestruan në terminalin doganor të doganës së Podgoricës. RTCG- Radio Televizioni i Malit të Zi shkruan se droga u zbulua nga pjestarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Droga posedohej nga një qytetar nga Bosnja dhe Hercegovinës, në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë.


“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marihuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, -tha Siniša Raičević, menaxheri i terminalit doganor të Podgoricës, për TVCG.