Duke njoftuar se Bashkimi Evropian kishte dërguar ndihma për emergjencat, ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shfaqën sot në një prej zonave më të prekura të përmbytjet. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti që gardistët u mbajtën çadrat , si përfaqësueses të qeverisë shqiptare ashtu edhe përfaqësueses së Brukselit.
Në fakt një gjë e tillë nuk ka të bëjë aspak me punën dhe funksionin e fisëm të gardistëve.
Nuk ka qoftë edhe një në ligjin për funksionimin e Gardës së Republikës, që i detyron ata t’u mbajnë edhe çadrat politikanëve shqiptarë apo atyre të huaj.
Ligji përcakton qartë se Garda e Republikës mund të përdoret vetëm për ruajtjen e jetës së personaliteteve shtetërore vendase dhe të huaja.
Ndoshta nuk e keni vënë re po një keqpërdorim edhe më i rëndë që u bëhet gardistëve është në Kuvend, ku sa herë kryeministri vjen të ulet në vend, një punonjës i Gardës i afron apo largon kolltukun.
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]