Pas jetes luksoze te nje biznesmeni shqiptar ne Itali, vene ne pranga nga policia pak dite me pare, fshihet aktiviteti errët.Biznesmen dhe drejtues i ndermarrjes se skelave per sektorin e ndertimit ne Itali dhe naten hajdut, kreu i nje bande qe numeron grabitje te shumta ne zone. Keshtu shkruajne mediat italiane teksa raportojne per arrestimin e shqiptarit Taulant Leka, 30 vjeç, pronar i MEDIATECH (kompani e specializuar në prodhimin e skelës për industrinë e ndërtimit).
Sipas policise, ai jetonte ne nje rezidencë luksoze se bashku me familjen, jo shume larg nga zona, ku mbante te fshehur nje “thesar” të vërtetë të mallrave të vjedhura, me vlerë disa dhjetëra mijëra euro.
Bizhu ari dhe të llojeve të ndryshme duke përfshirë vathe, byzylyke, Rolex ose Cartier, syze, parfume: të gjitha materialet e vendosura në çanta, të fshehura në dollapët e shtëpisë.
Bahske me te jane vene ne pranga edhe dy bashkepunetoret, një 31 vjeç dhe 42 vjeç. Ata ishin te specializuar në vjedhje banesash dhe zonat e preferuara ishin Vitoriese dhe Belluno, në provincën e Trevisos.
Sipas hetuesve, ata shfrytëzuan situatën problematike të krijuar nga përmbytjet, si kohen me te favorshme per te bere grabitjet.