Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e shkuar në Lushnje, ku një kamion është përplasur me një mjet tip Benz, duke pësuar shkatërrime të mëdha. Mjeti i vogël drejtohej nga një 34 vjeçar me iniciale D.L, i cili ka goditur kamionin nga pas. Goditja ka qenë aq e fortë, sa të dyja mjetet kanë pësuar shkatërrime të mëdha. Përveç makinës, edhe kamioni i ngarkuar me bimë medicinale është përmbysur në rrugë.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga mjeti. Aktualisht, drejtuesi i Benzit ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht thuhet se shkak i përplasjes ka qenë udhëtimi me shpejtësi i Benzit, ndërsa dyshohet se shoferi nuk e ka parë kamionin. I p.lagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë, por pa rrezik për jetën.