Një nga mitizimet e luftës është se një palë shqiptarësh hanin pula e një palë tjetër luftonin me trastën e bukës thatë të marrë me vete.
Gazetari Erald Kapri ka publikuar në profilin e tij një foto ku shkruan: “kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell”.
ballistet pula
“E në fakt të bësh një luftë guerrile kërkon nevoja të shumta e një ndër to është edhe nevoja e ushqimit. Oficerët britanikë kanë raportuar “çudira” të mëdha nga lufta e çetave komuniste. Një ndër to ishte edhe konfiskimi i bagëtisë që u bëhej familjeve të shumta. Kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell”, shkruan Kapri.