FOTO – “Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj…”, Rudina Dembacaj nxjerr foton edhe kujton njeriun e dashur

Pak kohë më parë aktorja e moderatorja e njohur Rudina Dembacaj humbi babain e saj. Ajo e përjetoi me mjaft dhimbje këtë ndarje të parakohëshme, duke e shprehur edhe publikisht në mediat sociale. Edhe pasi kanë kaluar disa kohë nga kjo ngjarje e trishtë në jetën e saj, Rudina vazhdon ta perjetojë me dhimbje humbjen e njeriut të dashur.


Ajo ka publikuar një foto me nënën e saj, ku shpreh të gjithë ndjesinë e saj për babain që nuk jeton më. Megjithatë, nuk mungojnë edhe notat e optimizmit, siç ësht normale në vijimësinë e jetës duke kujtuar ata që largohen.

POSTIMI I RUDINA DEMBACAJ

Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj… Ikja jote Bab ishte dhimbje shumë e madhe për ne, por e kemi shpirtin plot nga dashuria me të cilën na rritët. Mami bashkë me ne, do tu mësojmë Hanës dhe Viktorias të njëjtat thesare jete që ti na le trashëgimi. Por mbi të gjitha do vazhdojmë ti buzeqeshim jetës njësoj si na doje ti. Të duam shumë! ❤️

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel