Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pjesë e një projekti mjaft kompleks “Rivitalizimi Kulturor i Hapësirave Publike” – është vendosur sot elementi i parë kompozues, një “prekje artistike” e kuruar me kujdes dhe e instaluar nga skulptori Petrit Bilali dhe disa studentë të departamentit të arteve, Shkodër.
“Xhubleta”, tematika e përdorur në rrugën e parë pilot është pasuri botërore e Trashëgimisë Jomateriale, tashmë në listat e UNESCO-s. Elementet dekorative të saj janë pasuri artistike, pasuri simbolike, estetike dhe liturgji e besimeve të lashta.
Janë përzgjedhur disa nga “Totemet” e Xhubletës dhe janë sjellë si një vepër publike. Vetë gjuha e përzgjedhur “Mozaiku Artistik” është komponent i Trashëgimisë Kulturore, i cili njëkohësisht trajtohet si një gjetje rastësore arkeologjike. Për më tepër arti shijohet dhe ka elementin surprizë.