FOTO – Arbana dhe Dielli kthehen nga spitali në shtëpi, pamjet e festës surprizë që iu rezervua…

Vetëm dy ditë më parë, moderatorja e mirënjohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Fillimisht, lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë, të cilin vendosën ta quajnë Diell.


Ditën e sotme Arbana dhe Diell kanë lënë spitalin për të shkuar në shtëpi, ku i ka pritur një festë mjaft e ngrohtë dhe e veçantë.

Xhemi ka ndarë një foto me Arbanën, ku në sy bien arushët gjigandë dhe ambienti i zbukuruar. “Lumturi”, shkruan Xhemi krahas fotos. Të gjithë janë mjaft të lumtur për ardhjen e vogëlushit në jetë dhe kjo festë e tregon më së miri.

ShkodraWeb Channel