FOTO/ Aksident fatal në Greqi, një shqiptar 31 vjeç humb jetën ndërsa tjetrit në gjendje të rëndë, i sharrojnë këmbën…

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është dëmtuar rëndo, është ky bilanci i një aksidenti ndodhur në Maleme pak pas orës 11:00 mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos.

Motori, në të cilin udhëtonin dy persona të moshës 31 dhe 34 vjeç nga Shqipëria, shkruajnë mediat greke, doli nga rruga. 31 vjecari ndërroi jetë menjëherë, ndersa 34 vjecari mbeti i dëmtuar rende. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta për hetuesit, teksa raportohet se shqiptari i lënduar është dërguar në spital.


Mjekët ishin të detyruar t’i sharrojnë njërën këmbë, thanë burimet. Gjendja e tij është kritike dhe ai ndodhet në luftë me vd.ekjen. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media