EMRI/ Kush është azilkërkuesi shkodran që humbi tragjikisht jetën në Suedi, motra e tij kërkon ndihmë për ta…

Natën e 21 shtatorit 2019, në qytetin e Sundsvall në veri të Suedisë, ka humbur jetën një azilkërkues nga Shkodra me emrin Sokol Sulaj. .

Ngjarja ndodhi pas një sherri banal ku një grup azilkërkuesish janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas gjatë natës dy azilkërkuesit nga Rusia me të cilët është konfliktuar me herët viktima, kanë hyrë në dhomën e shkodranit dhe e kanë mas.akruar me th.ika, teksa flinte.

Identifikimi i trupit është bërë vetëm një javë më parë në morg nga të njohurit e tij. Ndërsa tani familjarët po përpiqen që ta tërheqin trupin e të ndjerit. E motra e tij Anila Sulaj që banon në Elbasan ka kërkuar ndihmë. Ajo është lajmëruar më 19 tetor për ngjarjen dhe është munduar të kontaktojë me shqiptarët që jetojnë në Suedi për të mësuar më shumë, por edhe me ambasadën shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme. /alsat-m.tv/

loading...