
Grabitja e sotme në Rinas, ka shumë elementë të ngjashëm me një tjetër të kryer thuajse tre vite më parë. Supergrabitja e 990 mijë euro e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë duket mjaft e ngjashme me atë të orës 15.00 në Rinas. Truri ishte Aleks Pepa, elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohet nga prokurorët si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave me 30 qershor 2016, persona që ishin ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.
Kujtojmë se 9 muaj pas ngjarjes së 30 qershor 2016, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë mësohet se për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura, mes tyre dhe një furgon. Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.
Nga ana tjetër, sipas mediave greke, autori i grabitjes së sotme në Rinas është Admir Murataj, i cili ka qenë i dënuar në Trikalla të Greqisë për vjedhjen e një banke atje. Sipas mediave helene, bëhet fjalë për personin që shikoni nëfoton më sipër.
Kush është Aleks Pepa?
Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjës së gati 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Pepa, ka bashkëpunuar dhe me dy persona të tjerë, të cilët sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e interpolit, ku 45-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit. Ndërkohë informacionet flasin se Aleks Pepa pas kryerjes së grabitjes është larguar nga Shqipëria në drejtim të Rumanisë dhe më tej nuk dihet destinacioni i tij.
Për të hedhur dritë mbi intenerarin e tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se pak kohë më parë i është drejtuar me një letër-porosi, autoriteteve Rumune, duke i kërkuar këtyre të fundit për të verifikuar vendodhjen e Aleks Pepës, ose drejtimin e udhëtimit të tij nga Rumania e tutje. Identifikimi i Pepës është bazuar në analizën e ADN-së së një fije floku, të gjetur në paruken e hedhur pas grabitjes. Nga ana tjetër, burimet thonë se ende nuk ka asnjë adresë mbi vendodhjen e Pepës dhe dy bashkëpuntorëve të tjerë në këtë supergrabitje. Por pavarësisht kësaj, gjykata që prej vitin 2016 ka caktur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, pasi provohet implikimi i 37-vjeçarit Aleks Pepa, në grabitje dhe dy personave të tjerë.