Në prag të festës së 7 Marsit, vëmendja përqendrohet maksimalisht tek kjo kategori, e cila ka një kontribut të padiskutueshën në shoqërinë shqiptare. Pikërisht për këtë, duket se Bashkia Malësi e Madhe, ka zgjedhur këtë vigjilje feste për të nderuar një nga emrat më të spikatur të arsimit në këtë trevë.
Kryebashkiaku Tonin Marinaj i ka dorëzuar sot titullin “Qytetar Nderi” mësuesit të nderuar Isuf Alush Ujkaj me motivacionin: “Për kontribut të shquar në edukimin e brezave të ri, mësues, historian dhe aktivist për 45 vite, ka spikatur si intelektual e njeri me tiparet më fisnike, simbol dhe shembull për tu marrë nga brezat e ri.”
Në këtë ceremoni nderimi morën pjesë kolegë, miq dhe bashkëpuntorë të mëuesit.
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!