Në fund të këtij viti, Bashkisë Shkodër do t’i shtohen në kontigjentin e banesave sociale edhe 28 apartamente, falë rikonstruksionit të ish- konviktit të Shkollës Veterinare. Projekti me një vlerë prej rreth 95 milion lekësh, vjen si një bashkëfinancim i Qeverisë Shqiptare (80%) me Bashkinë Shkodër (20%), dhe do shërbejë për rregullarizimin e strehimit të i28 sh-banorëve të konviktit nëpërmjet:
– Sistemit të pikëzimit për strehim social dhe
– Kontratave të rregullta të qerasë.
Njëkohësisht këta banesa, do të jenë në dispozicion të Bashkisë Shkodër për strehim tranzitor, sipas nevojave që mund të lindin. Strukturat përgjegjëse për strehim në Bashkinë Shkodër janë në dispozicion të banorëve të interesuar, për të këshilluar programin e strehimit që i përshtatet më mirë situatës së tyre. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Këshilli Bashkiak Shkodër/