Skip to content
14 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

Foshnja e gjetur në parking nëntokësor ndërroi jetë, arrestohet nëna 30- vjeçare që e braktisi në mëshirë të fatit…

ShkodraWeb 9 November, 2023
kembe femije pranga

Pak orë pasi foshnja që u braktis në bodrumin e një pallati ndërroi jetë, policia ka arrestuar nënën 30-vjeçare. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se nëna e re akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

RELACIONI I PLOTË:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të maternitetit ‘Koço Gliozheni’, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete. Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i paklampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal. U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazmë e freskët e ngrirë. Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi diten e djeshme, ku fëmija, sipas të dhënave të policisë, ishte i braktisur dhe i lënë në një divan të keq që gjendej bodrumin e nje pallati në zonën e Yzberishtit.

Menjëherë janë vënë në lëvizje mjekët për të pritur fëmijën dhe me t’u dërguar në spital është mësuar se në fakt fëmija sapo kishte lindur; pra ishte braktisur menjëherë.

Foshnja është lënë në duart e mjekëve të spitalit “Kiço Glozheni”, ku fillimisht u tha se gjendja shëndetësore ishte e stabilizuar, por më vonë gjendja erdhi duke u rënduar dhe nga një relacion i lëshuar nga spitali orëve të vona tregon se foshnja kishte shumë probleme shëndetësore.

Ndonëse u be e pamundura qe te mbahej ne jete, sot nderroi jete ne spital.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Skandali në zyrën e Bashkisë Kukës, SPAK mbyll hetimet dhe i komunikën akuzën Gjicit dhe Alma Kaçit…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Tragjike, 18- vjeçarja nga Kopliku gëlltit fostoksinë, dërgohet në spital por humbet jetën…

TË FUNDIT

beci malesi madhe zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1…

ShkodraWeb 14 May, 2025
partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
  • NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…! 14 May, 2025
  • Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen 14 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 maj 2025… 14 May, 2025
  • “Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës me “Zjerm”… 14 May, 2025
  • Tonin Marinaj: Malësi e Madhe, do të t’shërbej me përkushtim dhe gjithmonë ti, do të jesh në plan të parë 13 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humbja me Egnatian nuk kapërdihet, Vllaznia shkarkon edhe trajnerin Brdariç… 13 May, 2025
  • VIDEO – Çfarë do ndodhë me lidershipin e PD- së pas certifikimit nga KQZ të humbjes në zgjedhjet e 11 majit?! 13 May, 2025
  • ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet… 13 May, 2025
  • NGA QASHIF HOXHA – Po jetojmë vdekjen morale të një shoqërie të tërë, edhe pse letra në shtyllë ende nuk i ka dalë 13 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

beci malesi madhe zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1…

ShkodraWeb 14 May, 2025
partite vogla 2025
  • Analizë

NGA MENTOR KIKIA – Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve…!

ShkodraWeb 14 May, 2025
gentian gjyli erald elezi 2025
  • Aktualitet

Dyshime për abuzime me tenderat, SPAK merr të pandehur shefat e KESH dhe ARRSH, ja për çfarë akuzohen

ShkodraWeb 14 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 14 maj 2025…

ShkodraWeb 14 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.