Dy persona janë vënë në pranga në flagrancë nga Policia e Shtetit nën mbështetjen e FNSH-së Shkodër, gjatë aksioneve në Kurbin. Pas informacioneve në rrugë operative, janë prangosur në flagrancë shtetasit S.M.,29 vjeç, banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç, banues në Kurbin.
“Kapja e tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, te ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar të llojit kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.
Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë shtetasi Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet krminal. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.