Problemet me energjinë elektrike, duket se kanë qenë shkak i zjarrit të rënë në një banesë në Malësinë e Madhe. Të paktën, kjo është pohuar nga informacioni i përcjellë përmes rrjeteve sociale nga faqja “Kelmendi në shekuj” në Facebook. Sipas këtij burimi, i cili ka publikuar edhe fotot, fatmirësisht nuk ka patur dëmtime të banorëve të kësaj shtëpie.
“Sonte një tjeter shtepi ne krahinen tone u shkrumbua nga Flaket, nga informacionet mesohet qe flaket jane si pasoje e Energjis Elektrike. Shtepia esht e Nikolin Cekajt apo si kure e njofim ne nga Lagjia Ceke e Nikolinit Gjergj Prelucit Cekaj. Personat e familjes kan arritur te dalin pa pasoja 🙏🙏 nga shtepia.”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Treva e Malësisë së Madhe, është e njohur për solidaritetin ekzemplar në raste të tilla fatkeqësish. Mbështetja e banorëve, ata që jetojnë brenda vendit por edhe jashtë tij, ka rezultuar ekzemplare në raste të ngjashme. Po ashtu, kontribut me mundësitë dhe lidhjet që ka patur, ka ofruar edhe Bashkia e Malësisë së Madhe. E sigurtë është se edhe këtë herë, solidariteti nuk do të mungojë për këtë familje. /ShkodraWeb/