ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“FBI të hetojë aplikacionin FaceApp…”, senatori amerikan merr nismën për “shpikjen” më të fundit ruse…

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi të hetohet aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj. Në një letër të postuar në rrjete sociale, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”. Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna. Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Ëireless Lab. Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp. “Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.