ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Teatri Kombëtar drejt shembjes…?! Aleanca për Mbrojtjen e tij jep alarmin: Ministria po zbraz godinën, do të mbrohet edhe me…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dhënë alarmin se Ministria e Kulturës se ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Aleanca ka publikuar në faqen e saj disa foto ku sipas tyre po tentohet që të nxirren jashtë sendet që ndodhen brenda godinës së Teatrit Kombëtar.

Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot. Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju! #MoxGuxo”, thekson Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.