Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Fatos Nano flet per “timonin” dhe “timonierin”: Jam ne kontakt me faktoret politike

ShkodraWeb 18 October, 2017
fatosnano840

Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, ka zbutur mjaft qëndrimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, por një mesazh gjithsesi e thotë për të. “Timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarëve klasikë dhe besoj se pavarësisht nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëve dhe jo i ndryshëm prej tyre”,- deklaroi dje, ish-kryeministri, në një intervistë për Klan Plus.

Kemi një Shqipëri më të mirë tani, zoti Nano?
Kemi një Shqipëri më ndryshe, më afër rrjedhave bashkëkohore të zhvillimit në shumë aspekte, por me më shumë pabarazi gjë që ka nxjerrë në pah edhe se sa larg parametrave dhe standardeve të botës së qytetëruar në të cilën jemi ofruar për t’u bërë pjesë, jemi. Dhe sigurisht në qoftë se do të ndërmerrja në këto vitet e pleqërisë time ndonjë iniciativë mediatike, nuk do të kisha të njëjtat dimensione programore midis telenovelave dhe reality shou-t si ai që ka klani sot.

Do kishin shqiptarët një timonier më të mirë?
Në kohët moderne, çështja e timonit është digjitalizuar që do të thotë timoni ka ngelur një simbolikë e lundërtarëve klasikë dhe besoj se pavarësisht nga butonat e komandimit, drejtimi nuk është dhe nuk mund të jetë më një prerogativë e një personi, por sidoqoftë çdo ekip ka drejtuesin e vet, i cili duhet të kultivojë në radhë të parë te vetja besimin se është i pari midis të barabartëve dhe jo i ndryshëm prej tyre.

Zoti Berisha iu ka dhënë një përgjigje atyre që kërkuan rikthimin në krye të PD-së. Keni ju një përgjigje për ata që ju mbështetën më shumë për shumë vite, ju adhuruan për politikën tuaj për vendosjen e rendit në Shqipëri?
Unë jam shumë i vëmendshëm ndaj shqetësimeve të publikut dhe ndaj çdo zhvillimi problematik ose negativ në vend. Nuk besoj se rikthimi, ose kopjimi mekanik ose transplatimi mekanik i situatave të së kaluarës në të tashmen do të ishte zgjidhja për çdo gjë. Natyrisht ka shumë nevojë për shkëmbime përvojash, ka gjithnjë një nevojë të pa ezauruar dhe të pa kultivuar, për fat të keq, midis këmbimit të eksperiencës dhe komunikimit edhe të institucionalizuar midis drejtuesve politikë, që për fat të mirë janë gjallë, të krejt periudhës së zhvillimit të Shqipërisë në demokraci. Unë personalisht jam në komunikimin e duhur me aktorët e duhur të skenës politike shqiptare dhe për këtë arsye nuk jam kaq nostalgjik sa pyetja që ju thatë dhe besoj se, për sa më takon mua, ndikimi është pozitiv dhe i dukshëm në disa aspekte në përmirësimin e situatës.

Shqipëria evropiane e nisi këtë rrugë, por si duket po përsëritet i njëjti refren, lufta ndaj krimit, ndaj kultivimit të drogës. Si është e mundur, kjo Shqipëri e vitit 2017 ka të njëjtat probleme?
Nuk besoj se mund ta fotokopjonim realitetin në të njëjtën mënyrë, sepse në rast se devijimet nga ligji, aktivitet e paligjshme nga informaliteti te krimi i organizuar janë shumë më të vjetra se sa institucionet e shteteve të së drejtës, ato në kohë të caktuara marrin dimensionet e tyre. Ndërkaq unë do t’i rikthehem çështjes se për gjithçka zinxhirët e kriminalitetit të paktën janë globalizuar. Në asnjë rast nuk ndodh që krimi të lindë e konsumohet brenda territoreve të ngushta. Trafiqet ndërkombëtare janë prova më e lexueshme për këtë gjë dhe është bërë fakt i ditës, ku edhe grupet që bllokohen janë gjithnjë e më shumë multinacionale dhe nuk po flasim kush zë peshën më të madhe, se nuk them që shqiptarët dallohen për kampionë të së keqes siç na akuzojnë. Ndërkohë unë dua të theksoj se në marrëdhënie me Evropën nuk janë këto gjëra që dominojnë dhe nuk është e dobishme që ndjeshmërinë që krijon media te publiku të dominojnë fenomene negative në raport me shumë procese të reja zhvillimi që po forcojnë partneritet dhe besimin reciprok me institucionet dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së.

Më në fund ngelet pyetja të cilës duhet t’i përgjigjemi në mënyrë krijuese e dinamike se në cilën Evropë të bashkuar do integrohemi, në atë që ka qenë, në këtë që është apo në atë që as drejtuesit e institucioneve të Evropës së bashkuar nuk e dinë tamam se si do të jetë? Dhe me këtë nuk dua të le asnjë ekuivok nëse është i drejtë procesi i integrimit ose jo, por nga klasa politike, nga drejtuesit e institucioneve shqiptare, e them klasa politike, sepse në raport me integrimin evropian është krim ende i pandëshkuar të flasësh në gjuhë të ndryshme kombëtare për integrimin. Pra, autoritetet vendase të maxhorancës apo opozitës duhet të krijojnë një komunikim përmbajtësor, të zhdërvjellët dhe proaktiv me autoritetet evropiane që udhëheqin edhe proceset e zgjerimit, edhe të integrimit për të bashkëvepruar në momentin e duhur ndaj ndryshimeve që u imponohen vendeve aspirante nga vetë reforma e institucioneve të BE-së.

Keni ndonjë parashikim se kur Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së?
Kur të kemi një përgjigje më të saktë për pyetjen në cilën Evropë do të integrohemi, do të kem edhe një për afatet.

Post navigation

Previous: Ish- ministri i Brendshem: E verteta per radaret do te dale shpejt, do verboje politiken
Next: Mbyllet kufiri ne mes Shqiperise dhe Greqise, paralizohet levizja mes dy vendeve

TË FUNDIT

Eric P. Wendt

Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë

ShkodraWeb 17 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
blerta dragusha rektore 2026

U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë…

ShkodraWeb 17 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.