Jane jo te paket gazetaret qe njohin historine e Stephen Glass, i cili ne vitet ’90 shkaktoi skandalin e njohur te shkrimeve te sajuara ne faqet e “New Republic“. Djaloshi atehere, 23 vjeçar, u shperngul nga Pennsylvania ne Washington ku u perball me mundesine e arte qe te perfshihej ne nje nga redaksite me prestigjioze ne Shtetet e Bashkuara. Por egoja e ekzagjeruar per te qene i pari, e çoi ne gabimin e pafalshem qe i kushtoi profesionin. Sot ai punon si ndihmes ne nje studio avokatie.
Por cila eshte historia e lajmeve te sajuara nga Glass, qe ndryshoi pergjithmone jo vetem rrjedhen e jetes se tij por edhe e futi ate si nje precedent, si nje rast studimi ne historine e gazetarise boterore, te denje per nje film Hollywood-i qe u realizua ne vitin 2003 me titullin “Shattered Glass“?
I sapo laureuar ne Penn University, ne vitin 1994, gjen hapesire si stazhist ne “The New Republic“, nje nga te perditshmet me influente amerikane. Pas disa muajsh si asistent, nis te publikoje artikujt e pare duke deshmuar nje talent te veçante ne te shkruar.
Por pas pak kohesh, nisin problemet e para. Glass publikon nje artikull kunder konsumimit te ushqimeve orientale, duke perfshire ketu edhe CSPI (Shoqata e mbrojtjes se Konsumatorit). Ai shpjegon me detaje sesi ka kaluar nje darke ne nje restorant kinez, ku dhe eshte takuar me drejtorin e shoqates, Jacobson. Ky i fundit dergon nje leter ne redaksi ne te cilen ironizon gazetarin duke e konsideruar nje romancier. Pas ketij momenti, qe u kapercye edhe per shkak te simpatise qe kishin drejtuesit per te riun Glass, pati edhe momente te tjera ku dyshohej se gazetari po sajonte histori. Psh. ne vitin 1997, Joe Galli dhe David Keen,dy drejtues te rendesishem te forumeve ne Partine Republikane, derguan ne redaksine e “New Republic“ nje leter pergenjeshtrimi ndaj artikullit te shkruar nga Glass, me titullin: “Spring Breakdown“, ne te cilin republikanet e rinj akuzoheshin si hipokrite dhe te painteresuar per konventen e partise por te perkushtuar pas alkoolit, droges dhe prostitucionit. Ne te njejtin vit, D.A.R.E., nje program nderkombetar per luften ndaj droges, e etiketoi Glass si genjeshtar per artikullin: “Don‘t you D.A.R.E – Mos guxo. Titulli ishte dhe nje loje fjalesh me emrin e kesaj organizate.
Por “bomba“ plasi nje vit me vone. Ne Maj te vitit 1998, ai shkruan artikullin “Hack Heaven“ – Parajsa e hackera-ve. Ne historine e cila e çoi ne fundin e karrieres, Glass shkruan ne veten e pare, duke dhene idene se ka pare gjithçka me syte e tij.
Artikulli nis keshtu:
“Ian Restil, nje hacker 15 – vjeçar, i cili ngjason me teper me nje Bill Gates adoleshent, nis te beje kapriçio. “Dua me shume para. Dua nje makine Mazda. Dua nje udhetim ne Disney World. Dua numrin e pare te revistes se ilustruar X-Men. Dua nje abonim perjete ne Playboy dhe me pas ne Penthouse. Me tregoni ku jane parate. Mi tregoni“…
Sajesa e Glass ishte e detajuar, e mire studiuar dhe per kete ai kishte perdorur dhe vellain e tij student. Ky i fundit ne nje telefonate te regjistruar bente rolin e presidentit te kompanise se prodhimit te software, “Juct Mikronics“. Ne historine e treguar nga gazetari dhe te publikuar nga New Republic, thuhej se ky djalosh 15 – vjeçar kishte arritur te depertonte ne rrjetin informatik te kompanise prestigjioze dhe se drejtuesit e saj, te surprizuar nga performanca e te miturit i kishin ofruar nje kontrate per te garantuar sigurine ne sistem.
Menjehere pas publikimit te ketij lajmi, gazetari i Forbes.com Adam Penenberg, i interesuar, nis te beje nje kerkim. Nuk arrin te gjeje as edhe nje prove te vetme qe Jukt Micronics o dikush nga personat e permendur ne artikull te ekzistonin ne te vertete.
Imagjinoni, Stephen Glass kishte “ndertuar“ ne mendjen e tij nje kompani, nje president kompanie per t‘ia bashkangjitur historise personale te nje 15- vjeçari inekzistent, me emrin inekzistent Ian Restil. Gjeniale dhe e turpshme njekohesisht.
Per te vijua me historine, drejtuesit e Forbes, kerkojne informacion direkt tek drejtori i New Republic, Charles Lane. Ky ne realitet kishte kohe qe dyshonte tek shkrimet e Glass, prandaj vendos ti shkoje deri ne fund historise. I vene me shpatulla per muri, Glass pranon qe eshte genjyer nga “burimi“ i tij. Por Lane nuk ndalet aty, dhe i kerkon gazetarit ta shoqeroje ne vendet ku ka realizuar takimet dhe intervistat.
Nisur nga shenimet e mbajtura dhe datat e takimeve te Glass, ai meson se diten kur gazetari pretendonte te ishte mbajtur nje konference e hackerave ne nje hotel ne Bethesda, salla kishte qene e mbyllur. Asnje konference nuk ishte mbajtur aty. Me pas nga redaksia e New Republic, telefonojne ne telefonin e zyres se presidentit te Jukt Microniks, sipas atyre informacioneve qe kishte dhene Glass. Vete Lane, flet me nje person i cili pretendohej te ishte presidenti i kompanise George Simms. Por nga ana tjeter personi se ka asnje ide per çfare flitet. Me pas, nga nje koleg i redaksise, mesohet se ne Palo Alto California, ne te njejten zone ku ishte bere kjo telefonate, jetonte vellai student i Glass. Aty Lane kupton qe dy vellezerit kishin bashkepunuar ne nje histori qe ka hyre ne perditshmeri si Fake News.
Pas shperthimit te skandalit, New Republic zbuloi se te pakten 27 nga 41 artikuj te shkruar nga Stephen Glass, ishin pjeserisht ose teresisht te sajuar.
Stephen Glass eshte shembulli me i qarte, sesi gazetarine nga sajesa e ndan nje fill mjaft i holle. Mjafton te kesh ego dhe mendje te semure dhe mund te fantazosh gjithçka perpara kompjuterit. Mjafton te dish te shkruash dhe te kesh kreativitet dhe do jesh i pari, mbi te gjithe koleget. Te gjithe do te mahniten nga historite tuaja…. deri nje dite kur te shenohesh me gisht si nje Stephen Glass i eres se portaleve. Per turp. /Taulant Kopliku/