Përballja e Kelmend Balilit me drejtësinë nuk ka përfunduar akoma. Siç kishte paralajmëruar avokati i tij, ëshjtë ankimuar vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Në shkallën e parë, ai ka marrë si dënim 10 vite heqje lirie. Pavarësisht këtij vendimi, Balili këmbëngul se prokuroria nuk ka prova për të vertatuar akuzat ndaj “Eskobarit të Ballkanit”.
Mësohet se pas dënimit me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Kelmend Balili ka ankimuar vendimin duke kërkuar pafajësi.
Sipas Balilit ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ngritura.
Pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe seancën e parë. Kujtojmë se në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria thotë se është i tiji, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Balilit.balili-seance-gjyq
Për rrjedhojë, tha mbrojtja edhe personi që del në përgjime nuk është Kelmend Balili. Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij.
Por pavarësisht pretendimeve, treshja gjykuese në Shkallë të Parë e gjeti fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg. Kelmend Balili u akuzua për trafikimin e rreth 678 kilogramë kanabis, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe fshehje të pasurisë.