Është ndaluar autori i dyshuar i vrasjes së Luljeta Heshta, gruaja 47 vjeçare e maskaruar me thikë të dielën në Pedriano të San Giuliano Milanese në Itali. Fatkeqësisht duhet të jap lajmin për gruan e radhës të vrarë, ka shpjeguar prokurori i Lodit Domenico Chiaro. Brenda 12 orëve është ndaluar bashkëjetuesi 43 vjeçar i gruas, subjekt i kombësisë shqiptare, si viktima”.
RINDËRTIMI – Të dielën, 43 vjeçari është takuar me bashkëjetuesen në rrugën provinciale në mes Melegnano dhe Binasco, në afërsi të Pedriano të San Guliano (territor në juridiksion të Prokurorisë së Lodit) dhe ndërsa ishin në rrugë, e ka plagosur me tre goditje në kofshë dhe dy në spinë. Plagët kanë qenë fatale, pavarësisht se gruaja është dërguar me shpejtësi në spitalin Humanitas të Rozzano, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale delikate.
VENDIMTARE DËSHMITË – Për identifikimin e vrasësit, kanë qenë vendimtare sinjalizimet e kalimtarëve që kanë njoftuar numrin e urgjencës 112, ka shpjeguar prokurori. “Kanë ndihmuar gruan, kanë filmuar me celular burrin që largohej duke iu marrë këmbët, ndoshta nën efektin e alkolit dhe kanë ardhur në kazermë për ta identifikuar”, ka shtuar prokurori.