Ekipi i Luftëtarit ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin Catez të Sllovenisë, rreth orës 19:00, në hotelin Topluc. Gjirokastritët pas akomodomit, filluan menjëherë nga puna me një stërvitje të lehtë.
Bashkë me ekipin, në Slloveni ka udhëtuar edhe Erjon Vucaj, i cili pritet të zyrtarizohet shumë shpejt me Luftëtarin. Bluzinjtë kanë parashikuar edhe 4 miqësore për periudhën që do të qëndrojnë në Slloveni.
27.06.2018 Rabotnicki – Luftetari në Brezice.
30.07.2018 Aluminij – Luftetari në Kidricevo.
02.07.2018 Voluntari – Luftetari në Konjice.
04.07. 2018 Krsko – Luftetari në Krsko.