EMRI+FOTO – Eksploziv banesës së gazetarit pak pas mesnate, policia jep detajet e para të ngjarjes së rëndë…

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së gazetarit të News24 në Lezhë, Elidon Ndreka.


Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Balldre dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lenden plasëse dhe më pas është larguar.

“Në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N., ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel