EMRI+FOTO – U gjet në makinë i pajetë i ekzekutuar me plumb në kokë, identifikohet 25 vjeçari…

Identifikohet 25-vjeçari që u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Vlorë mëngjesin e kësaj të shtune. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Xhuljan Bullari.

Mësohet se i riu, i cili dyshohet të jetë ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar, është nga Elbasani por banonte në Tiranë.


I riu është qëlluar 3 herë me armën e dyshuar tip pistoletë. Ndërsa një plumb e ka prekur në kokë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa ka qenë një kalimtar i rastit i cili kthehej nga tokat ai që ka konstatuar makinën të parkuar në ullishte dhe trupin e pajetë brenda tij.

I riu Bullari u arrestua në vitin 2018 pasi u kap duke transportuar me një mjet “Lancia” refugjatë klandestinë në një rrugë të Fierit.

ShkodraWebCheck