EMRI+FOTO – U gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të lumit, identifikohet 38 vjeçari i ekzekutuar, antar i bandës së njohur

Është identifikuar 38-vjeçari që u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin. Burimet policore, bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur Alban Semaku (Mermali) 38 vjeç nga Lushnja.

Vlen të përmendet se trupi i pajetë i Semakut është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin. Semaku ka qenë më herët i dënuar me 13 vite burg për vrasje e njihej si pjesëtar i Bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Aldo Bare.


Viktima është identifikuar nga e ëma, në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit. Dyshimet e para kanë dalë në përfundimin se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

38-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Alban Semaku, i njohur edhe me emrin Elton Mermali, i gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në afërsi të lumit Shkumbin sot

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.