EMRI/ Përplaset me një pemë ulliri pasi del nga rruga me makinë, 32 vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Itali…

Një tjetër i ri shqiptar ka mbetur viktimë e një aksidenti fatal në Itali mbrëmjen e djeshme, ndërsa shoku i tij po shqiptar, pasagjer në makinën që doli nga rruga, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Mediat italiane shkruajnë sot se viktima është Shendri Caushi, 32 vjec, ndërsa shqiptari tjetër V.A, 34 vjec, u dërgua me urgjencë në gjendje shoku në spital. Mësohet se makina me të cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë ulliri, goditje e cila rezultoi fatale për të riun 32 vjecar.


Aksidenti ka ndodhur në provincën e Teramos, në Itali. Nuk ka ende detaje për shkakun e aksidentit, por dyshimet e para janë ose për shkak të mjegullës së dendur që i ka vështirësuar pamjen, ose për ndonjë arsye të paspecifikuar, përfshirë edhe humbjen e kontrollit, i riu u përfshi në këtë aksident tragjik.