EMRI – Moti i keq në Malësi të Madhe, rrufeja godet banesën duke i vënë zjarrin dhe i merr jetën një shtetasi rreth 50 vjeç

Një banesë është përfshirë nga flaket në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malesinë e Madhe.

Sipas të dhënave zjarri ka ardhur si pasojë e një rrufeje. Zjarri është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç, i cili si pasoje e plagëve te marra nga zjarri ka ndërruar jetë në spital.


Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij.

Grupi hetimore i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë që kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISE

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.