Petrit Vasili ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emison “Zonë e Lirë” ku u diskutan përlasjet Rama- Meta. Gjatë debatit në studio, analisti Arjan Çuri ka treguar se një ministër i qeverisë Rama hyn dhe del përditë në Presidencë që të bindë Metën të tërhiqet.
“Është një ministër i Ramës që hyn dhe del në Presidencë dhe bën negociata që këta (Meta) të tërhiqen” tha Çuri por nuk tregoi emër. Ndërkohë, menjëherë ndërhyri moderatori Arian Çani që zbuloi kush është ministri.
“Është tigri. Tigri, kështu e njohin” tha Arian Çani, ndërsa Vasili mohoi duke shtuar se po gabonin. Me këtë nofkë, në qeverinë Rama njihet vetëm një ministër. Ai është ish- ministri i Financave, sot ministër i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. “Tigri” është nofka që Ahmetaj kishte në krye të Financave të vendit. Prej shumë vitesh janë të njohura raportet e mira Ahmetaj- Rama dhe mesa duket, për këtë arsye ai po luan rolin e “negociatorit” në mes Presidentit dhe Kryeministrit.