EMRI/ Kush është shkodrani 41 vjeç i ekstraduar nga Belgjika dhe që duhet të qëndrojë 6 vjet në qeli…

Një shtetas 41 vjeç nga Shkodra është ekstraduar nga Belgjika. Kanë qenë specialistë të Interpol Tirana ata që kanë sjellë në Shqipëri këtë shtetas. Mësohet se ai ka “llogari të hapura” me drejtësinë shqiptare dhe madje, i duhet të qendrojë 6 vjet pas hekurave të qelisë. Ngjarja që ka për “personazh kryesor” 41 vjeçarin, ka ndodhur para 9 vitesh në Shirokë të Shkodrës. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me d.hunë” dhe “Mbajtje pa leje e a.rmëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e a.rmës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një a.rmë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.