EMRAT+VIDEO – Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë periudhës së Covid- 19, vihen në pranga 6 persona, 4 janë administratorë…

Policia ka publikuar pamjet e operacionit “Përfitimi” ku 6 persona përfunduan në prangat e policisë pasi shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Mësohet se janë arrestuar administratorë të farmacive, Blerim Bitri, Florian Marku, Florian Lila, Bashkim Osmani. Në pranga ka rënë edhe dërguesja e mallrave kontrabandë Margarita Xhaxhiu, si dhe punonjësi Jani Papuli.


“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

B.B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

F.M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;

M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

J.P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

F.L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

B.O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.