Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT+FOTO – Polaku 44- vjeçar i pret fytin 10- vjeçarit që kishte me gruan shqiptare, reagon kryebashkiaku i qytetit italian

ShkodraWeb 17 November, 2021
carabinier itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Viterbos në Itali, ku një 44-vjeçar polak ka vrarë të birin e tij e 10-vjeçar, që kishte nga martesa me një grua shqiptare. I ati i viktimës, kreu aktin e rëndë në banesën e ish-bashkëshortes, ku Mattias jetonte vetëm me nënën e tij pasi gjykata italiane kishte vendosur që 44-vjeçari mos t’i afrohej banesës.

Mirko Tonko, një roje sigurie në një spital të zonës, e ekzekutoi të birin duke i prerë fytin me thikë. Ai arriti të futej në banesë, pak pasi një i afërm i 10-vjeçarit e la atë aty pasi e mori nga shkolla.

“Ne e pamë atë mëngjesin e sotëm jashtë shkollës, duke shkuar përpara e mbrapa si në ekstazë. Por fëmija nuk ishte me të”, kanë deklaruar personat që e panë 44-vjeçarin në dalje të shkollës së të birit.

Polaku dhe shqiptarja 32-vjeçare Mariola Rapaj, i kishin dhënë fund martesës, pas denoncimeve që 32-vjeçarja kishte bërë në polici. Sipas mediave italiane, shkaku ishte dhuna sistematike që 44-vjeçari kishte ushtruar ndaj shqiptares.

Fëmija u gjet i pajetë dhe i mbuluar me gjak në kuzhinë nga e ëma. Ndërkohë që babai vrasës po rrinte në dhomën tjetër. Ai u arrestua më pas nga policia.

Lidhur me ngjarjen reagoi dhe kryebashkiaku i Vetrallës, Sandrino Aquilani, i cili, në faqen e Komunës në FB, shpreh ngushëllimet e tij: “Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin për vrasjen e një bashkëqytetari tonë të vogël. Mattias ishte vetëm 10 vjeç dhe vdiq në mënyrë të pashpjegueshme. Një histori që na lë të habitur dhe të tronditur dhe që në këtë moment, duke pritur që drejtësia tokësore të marrë rrugën e saj, duhet të na çojë drejt reflektimit, meditimit dhe lutjes”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Basha mbledh kryetarët e 71 degëve në selinë e PD- së, zbulohet slogani i zgjedhur për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit…
Artikull pasardhës: Policia e Shkodrës arreston 18 vjeçarin, kërkohej nga drejtësia për të dhënë llogari për dy akuza…

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.