EMRAT – Të shtunën mbyllet cikli i zgjedhjeve në degët e PD- së, Malësia e Madhe voton për kryedemokratin e saj

Partia Demokratike në Malësinë e Madhe do të votojë për të zgjedhur kryetarin e degës. Sipas njoftimit zyrtar të KOKOE, zgjedhjet do të zhvillohen ditën e shtunë, 6 gusht 2022.

Ndërkohë, pas dështimit të zgjedhjeve për shkak të problemeve në ditën e votimit dhe skualifikimit të 3 kandidatëve në garë, janë përcaktuar emrat e dy kandidatëve që do të garojnë për postin e rëndësishëm.


Ata janë Gjovalin Veshtaj nga Bajza me profesion mësues, një emër mjaft i njohur në radhët e demokratëve malësorë si dhe Xhuljano Kanto Cekaj nga Shkreli, një i ri 31 vjeçar.

Në letër, Veshtaj duket i favorizuar por gjithsesi, do të jetë vota e demokratëve malësorë që do të zgjedhë kryedemokratin që do të udhëheqë antarësinë në nismat opozitare.