Skip to content
8 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

EMRAT/ Super aksion policor ne mbare vendin, ne Muriqan kapet 45- vjecari i kerkuar per shfrytezim prostitucioni

ShkodraWeb 21 October, 2017
arrestimePolnat

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: “Në bazë të një plani masash për të rritur sigurinë, kontrollin e territorit, për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe në ndihmë të forcave të Drejtorive të Policive Vendore për goditjen e grupeve me aktivitet kriminal, 10 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë duke operuar në qytetet e Vlorës, Durrësit, Dibrës, Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Kontrollet janë ushtruar në akse rrugore, lokale apo ambjente të ndryshme në bazë të informacioneve që disponojnë strukturat vendore të policisë, për mundësinë e zhvillimit të aktivitetit kriminal.

Si rezultat i këtyre masave, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me FNSH, nisur dhe nga informacionet policore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Eduart Havalja, 40 vjeç, banues në fshatin Cërujë-Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automatik kallashnikov, me krëhër.

1 pistoletë tip ‘Beret’.

1 thikë.

3 granata ofensive.

2 kaseta metalike me rreth 1000 fishekë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër,  u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, si dhe u arrestuan në flagrancë 2 poseduesit e tyre. Konkretisht shtetasit:

– Emiliano Arapi, 18 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 4 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e paketuar në qese dhe e futur në një thes sintetik.

– Rafael Lazri, 24 vjeç, banues në Troshan – Lezhë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri ‘Glock’ me 27 fishekë si dhe disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.

Gjatë natës së kaluar si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, në një lokal bastesh sportive të marrë me qera nga shtetasi Selman Krasniqi, u kap dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatike, tip “Scorpion”, kalibër 7.65 mm;

1 krehër me 20 fishekë, kalibër 7.65 mm.

Shtetasi Selman Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka tentuar të largohet pasi ka hedhur armën e zjarrit, por është ndaluar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Muriqan Shkodër, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit Arben Elezaj, 45 vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar dhe ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Krime ndaj të miturve” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të ashpër.”. /ShkodraWeb/

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2050100001943027/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Avokat Ngjela: Arrestimin e Tahirit e kerkon FBI, pas tij e kane rradhen te tjere…majtas- djathtas
Artikull pasardhës: MINUTA E FUNDIT/ Perfundon mbledhja e Keshillit per Saimir Tahirin, Kuvendit i cohen dy raporte

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.