Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton opinionin futbolldashës për përfundimin e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit Sportiv dhe Trajnerit.
Përzgjedhja është bazuar në vlerësimet e CV-ve të kandidatëve dhe në platformën e propozuar për punën e tyre.
Vendimmarrja është realizuar përmes një procesi kolegjial të Këshillit Mbikqyrës, Administratorit të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a., pas konsultimeve me shumë specialistë mirënjohur të futbollit nga brenda Shkodrës dhe jashtë Shkodrës.
Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,
- Agim Canaj
- Alban Neziri
- Ergin Firat
Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi shpall fitues nëPozicionin e Drejtorit Sportiv z. Engin FIRAT.
Kush është Engin Firat, Drejtori Sportiv i Vllaznisë
-2008 Kombëtarja e Iranit (bashkë me Ali Daie)
-2008-09 FC Sepahan (Iran 1. League)
-2011-12 Foolad Tabriz (Iran 1. League)
-2013/14 Saipa Tehran (Iran 1. League)
-1999-2000 është trajner në Shkollën Gjermane të Futbollit;
-2002 është asistent trajner tek Fehnerbahce (renditet i dyti);
-2005-06 është asistent trjaner i Sivasspor (Turqi)
-2006-07 është asistent i Kayseri Erciyes
-2015-17 Karabükspor (Turqi) Drejtor Sportiv
-2017 Dallas City FC (USA) Drejtor Teknik
-2000-02 është pjesë e stafit teknik të Eintracht Frankfurt
-2009 dhe 2011 votohet si trajneri më i mire turk jashtë Turqise;
-Fitues i Kupës së Turqisë me Sivasspor (2006);
-2009 kualifikohet në Asian Champions League me Sepahan;
Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ndërmjet kandidaturave të përzgjedhura në fazën e parë,
- Baldo Ranieri
- Dervish Haxhiosmanovic
- Edi Martini
- Ergin Firat
- Hasan Lika
Bazuar në vlerësimin për 1)Formimi i përgithshëm dhe profesional 2) Përvoja në punë, 3) Arritjet profesionale, 4) Partërtia e figurës, 5) Besueshmëria dhe serioziteti kanë qenë kriteret mbi të cilat është bërë vlerësimi shpall fitues nëPozicionin e Trajnerit z. Hasan LIKA.
Kush është Hasan Lika, Trajneri i Vllaznisë
-Licenca UEFA PRO
-Drejtues 3 vite
-2 here kampion i Shqiperise me Partizanin (1978-79 dhe 1980-81)
-Lojtar i ekipit kombëtar (1981-84)
-Trajner që nga sezoni 1991-92 (Teuta, Partizani, Kukesi)
-2001-05 Trajner i Kombëtares U21
-Si zv.trajner te Partizani Kampion 92-93 dhe Fitues i Kupës 90-91 dhe 92-93;
-1999-2000 Fitues i Kupës me Teuten si trajner;
-2015-2016 Fitues i Kupës me Kukësin si Drejtor Sportiv;
-Si trajner, është kualifikuar në turin e parë të Kupave të Evropes me Teutën, Vllazninë dhe me Kukësin si drejtor sportiv;
Falenderojmë publikisht të gjithë kandidatët që u shprehën vullnetin për të dhënë kontributin e tyre tek Vllaznia, duke treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare përveç dëshirës që eksperiencën e tyre sportive, ta vënë në shërbim të ringritjes së shpejtë të ngjyrake kuqeblu aty ku e meritojnë dhe ku kanë vendin. /Deklaratë për mediat e KF Vllaznia sh.a./