Hamdi Salihi nuk e harron asnjëherë ta bëj detyrën. Shkodrani e mbylli sezonin e kaluar me 22 gola për ekipin ku ai aktiviozhet, Nojshtad. Skuadra e tij këtë javë arriti të fitonte në transfertë përballë Vorvarts Steir me rezultatin 0-2.
Serinë e golave e hapi pikërisht Salihi në minutën e 56. Në fundin e takimit në minutën e 94, Kienast mbylli takimin duke shënuar edhe golin e dytë. Nojshtadi pas 3 javësh kampionat regjistron fitoren e parë, pasi 1 barazimi dhe 1 humbjeje që kishte arritur të merrte./panorama/