![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/03/aksident-rrugor-naten-1024x536.jpg?x28643)
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lac -Patok, kur për pasojë një person ende i paidentifikuar nga humbur jetën.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Patokut”, një automjet me drejtues, Fran Meskurtin ka përplasur këmbësorin dhe menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi, Denis Preçi.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka humbur jetën në vend.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.