VIDEO+EMRAT – Ngjarje e rëndë në Shkodër, vëllai i merr jetën motrës e cila prej 3 ditësh ndodhej tek ai…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Vëllai ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë motrën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës ‘Ndoc Mazi’, në Shkodër.

Ndërkohë, zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin në familje të ndodhur në Shkodër. Siç bëjnë të ditur burime nga policia, motra kishte ardhur nga Gjermania për pushime dhe ka qenë prej tre ditësh tek vëllai  ndërsa ai e ka vrarë me armë zjarri.

Autori i dyshuar është identifikuar si Fabian Vuka, i cili ka vrarë të motrën, shtetasen Diana Vuka. Autori tashmë është kapur tashmë nga policia. Raportohet se Fabian Vuka njihej si person i alkoolizuar.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi Fabian Vuka, 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.