VIDEO – Ekzekutimi i motrës nga vëllai i saj në Shkodër, policia jep versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë…

Mbrëmja e sotme është tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë në familje. Një shtetas 55 vjeçar, në rrethana që akoma duhet të sqarohen, dyshohet se ka ekzekutuar motrën e tij me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar. Mësohet se vëllai quhet Fabian Vuka ndërsa motra Diana Vuka, e cila kishte ardhura nga Gjermania për pushime në Shqipëri.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja Diana Vuka 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi Fabian Vuka, 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.